Flos

 

Cilësia dhe Ambienti

FLOS ka një qëllim të qartë.
Të prodhojë produktet e saj duke ruajtur të qëndrueshme tërësinë e vetive që i karakterizojnë dhe i dallojnë ato nga produktet e tjera të të njëjtit lloj dhe që njëkohësisht synojnë në përparimin e tyre me qëllim që t’u përgjigjen vazhdimisht nevojave konsumatore të ndryshueshme.

Seksioni i Administrimit të Cilësisë së bashku me seksionin e Kërkimit dhe të Zhvillimit janë thelbi i këtyre përpjekjeve. Gërshetojnë shkencën, punën e përgjegjshme me kontrollet e vazhdueshme në të gjitha shkallët e prodhimit, duke ditur nevojat konsumatore dhe garantojnë në mënyrë të qëndrueshme produkte cilësore dhe produkte të brezit të ri.

Certifikimi i Sistemit Cilësor të FLOS është në përputhje me një model të njohur ndërkombëtar EN ISO 9001:2000 për projektimin, zhvillimin, prodhimin dhe tregtinë e detergjenteve dhe të bidonëve plastikë dhe enëve.

FLOS ka gjithashtu një angazhim të qartë.
Qysh nga themelimi i saj funksionon me përgjegjësi dhe respekt ndaj njeriut dhe ambientit.

I ofron publikut produkte me efektshmëri të sigurt dhe të lartë duke u kujdesur njëkohësisht që ato të jenë miqësore ndaj ambientit. Prodhon duke kursyer burimet energjetike dhe ujore dhe në kushte pune të shkëlqyeshme.

Ndjek rregullat e administrimit të mbeturinave të ngurta, të riciklimit dhe zbaton në mënyrë të qëndrueshme ligjet e ambientit, rregulloret e higjienës dhe të sigurisë dhe rregulloret legjislative evropiane përkatëse.

Sistem fotovoltaik
Qysh prej qershorit të vitit 2009 në 4.000m2 strehë të instalimeve industriale të FLOS u instalua dhe funksionon me sukses një sistem fotovoltaik me fuqi 100 kw.

Ky investim për prodhim të energjisë elektrike përmes burimeve të përtëritshme të energjisë, u zhvillua në kuadër të zhvillimit të gjelbër dhe tashmë energjia elektrike e prodhuar i shitet Operatorit të Sistemit Grek të Transportimit të Energjisë Elektrike S.A. duke kontribuar në masën që i takon në ruajtjen e ambientit (ulje të CO2 ~ 355 kg /ditë ) dhe në Zhvillimin Rajonal.